23 vjeçari i dehur u fut me makinë në korsinë ku po udhëtonin motrat! Ja sasia e alkoolit që iu gjet në trup (FOTO)

23 vjeçari Kevi Norra i cili shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku ka qenë duke drejtuar makinën në gjëndje të dehur.

Nga verifikimi është konstatuar se në dy testet e alkoolit ai ka rezultuar se kishte konsumuar alkool disa fish mbi normën e lejuar.

Mbi nivelin 0.1 gram/Litër të alkoolit në trup të kap ligji, ndërkohë testet e kryera në vendngjarje rezulton se në testin e parë të alkoolit ai ka rezultuar në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Pra ka qenë shumë mbi normën e lejuar të sasisë së alkoolit në trup.

23 vjeçari banues në Fier u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 24 gusht 2025 tek kthesa e Pularisë në aksin “Sarandë – Delvinë. Në makinën ‘Lancia’ që drejtohej nga Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe ishin dhe motra e saj Rozina, 20 vjeçe, e ulur në sediljen e pasagjerit krah shoferit, ndërsa prapa ishte mikja e tyre Antonela Zhupa, 24 vjeçe.

Ata po udhëtonin nga Delvina në drejtim të Sarandës kur makina që drejtohej nga 23-vjeçari Kevin Nora u doli përballë në korsinë e tyre dhe mjetet u përplasën ‘kokë më kokë’.

Aksidenti rezultoi fatal për dy motrat, të cilat humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pasagjerja 24-vjeçare Antonela Zhupa është jashtë rrezikut për jetën.

Tragjedia e familjes Dhimaku, banuese në fshatin Kopaçez të Delvinës thellohet më shumë pasi në shtëpi kanë lënë një vëlla 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia. Në këtë familje janë hapur dyert e mortit, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga ngjarja.

Njoftimi i policise

•Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

SYRI.net

Related Posts

Monika Kryemadhi flet për divorcin: ‘Nuk ia fal kurrë Ilir Metës’!

Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për divorcin me Ilir Meta, duke shpjeguar se marrëdhënia e tyre u ndërlikua nga prapaskenat politike dhe ndikimi i…

E rëndë: 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit, përfundon në spital

POGRADEC – Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i një fqinji, në…

Sa njerëz janë v_rarë në luftën SHBA-Izrael-Iran dhe sa shtete janë përfshirë?

Këto shifra bazohen kryesisht në njoftimet nga qeveritë, ushtritë, autoritetet shëndetësore dhe shërbimet e ndihmës së shpejtë të vendeve përkatëse Që nga momenti kur SHBA dhe Izraeli…

Horoskopi ditor, e premte 20 mars 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do hyje ne një faze edhe me te bukur gjate kësaj dite. Do merreni me tepër me atë qe keni ne krah…

Mbledhja e qeverisë, Rama bën ndryshime në kabinet, zbulohen detajet

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një ndryshim të rëndësishëm në radhët e kabinetit qeveritar, duke emëruar Anisa Rusetin në postin e zv.ministres së Brendshme. Ky vendim…

E bujshme! Veliaj përplaset me oficerët e burgjeve, ajo çfarë ka kërkuar do iu habise

Më datë 11 Mars, mediat raportuan se 61 mijë faqe materiale nga dosja i janë dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj në Burgun e Durrësit. Në fakt, e vërteta…