23 vjeçari i dehur u fut me makinë në korsinë ku po udhëtonin motrat! Ja sasia e alkoolit që iu gjet në trup (FOTO)

23 vjeçari Kevi Norra i cili shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku ka qenë duke drejtuar makinën në gjëndje të dehur.

Nga verifikimi është konstatuar se në dy testet e alkoolit ai ka rezultuar se kishte konsumuar alkool disa fish mbi normën e lejuar.

Mbi nivelin 0.1 gram/Litër të alkoolit në trup të kap ligji, ndërkohë testet e kryera në vendngjarje rezulton se në testin e parë të alkoolit ai ka rezultuar në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l. Pra ka qenë shumë mbi normën e lejuar të sasisë së alkoolit në trup.

23 vjeçari banues në Fier u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 24 gusht 2025 tek kthesa e Pularisë në aksin “Sarandë – Delvinë. Në makinën ‘Lancia’ që drejtohej nga Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe ishin dhe motra e saj Rozina, 20 vjeçe, e ulur në sediljen e pasagjerit krah shoferit, ndërsa prapa ishte mikja e tyre Antonela Zhupa, 24 vjeçe.

Ata po udhëtonin nga Delvina në drejtim të Sarandës kur makina që drejtohej nga 23-vjeçari Kevin Nora u doli përballë në korsinë e tyre dhe mjetet u përplasën ‘kokë më kokë’.

Aksidenti rezultoi fatal për dy motrat, të cilat humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pasagjerja 24-vjeçare Antonela Zhupa është jashtë rrezikut për jetën.

Tragjedia e familjes Dhimaku, banuese në fshatin Kopaçez të Delvinës thellohet më shumë pasi në shtëpi kanë lënë një vëlla 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia. Në këtë familje janë hapur dyert e mortit, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga ngjarja.

Njoftimi i policise

•Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

SYRI.net

Related Posts

Qielli “ndezet” në mars: Ja se çfarë pritet të ndodhë në qiell këtë muaj

Qielli i marsit hapet me një fenomen spektakolar astronomik, një eklips të plotë hënor. Të martën, më 3 mars, Toka do të vendoset mes Diellit dhe Hënës,…

Kjo nuk pritej! Ndryshojnë rregullat në kufirin Shqipëri Kosovë/ Çfarë pritet të ndodhë

Nga sot deri në fund të muajit maj do të jetë në fuqi kalimi me kontrolle në pikën kufitare të Morinës, mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kështu përfundon…

Plas keq mes dy banoreve gati përplasje fizike: “Me sa meshkuj njëkohësisht e ka bere motra jote”

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë arritur një pikë kritike, duke kulmuar me një përplasje të ashpër verbale mes dy banorëve, Rogertit dhe Mateos….

Burri e la te vetme me dy femije, Eni Çobani i shk*terron kunatën para te gjithe shqiptareve, ja cfare i kishte bere

Në hyrje të seancës së “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani u ndal në rastin e javës së kaluar, të Denisës, nënës me dy fëmijë të sëmurë, e…

Aksident me pasoja në Itali, nderron jete 24-vjeçari shqiptar. Emri

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Itali, ku një automjet me punëtorë shqiptarë u përplas me një kamion që transportonte fruta dhe perime në rrugën…

Shqiptari dh*noi nënën dhe u vetëmb*ყt: E ëma s’di asgjë për të birin, ende në koma

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Mesditën e 22 shkurtit, autoritetet italiane gjetën trupin e pajetë të Riccardo Merkurit, 20-vjeçar, i cili një…