22 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Mbrojtjes jep detaje rreth situatës

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 20:00 janë raportuar 22 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 20 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: – Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë. – Lagjen Pavarësia, njësia administrative Rajoni Nr 5, bashkia Vlorë. – Fshatin Arshi Lengo, njësia administrative Antigonë, bashkia Gjirokastër. – Fshatin Kosinë, njësia administrative Piskovë, bashkia Gjirokastër.Fshatin Kolsh, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. – Fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë. – Fshatin Hoten, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejes. – Fshatin Gojan, njësia administrative Gjegjan, bashkia Pukë. – Fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier. – Fshatin Lin, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec. – Fshatin Frutikulturë, njësia administrative numër 2, bashkia Kamëz. – Fshatin Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë. – Fshatin Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has. – Qytetin Selenicë, njësia administrative Selenicë, bashkia Selenicë. – Afër hotel Adriatikut, njësia administrative Rajoni Nr. 5, bashkia Durrës. – Në fshatin Kërcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë – Në lagjen Matohitaj, njësia administrative Patos, bashkia Patos – Në fshatin Valias i Vjetër, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz. – Në fshatin Laknas, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz – Në fshatin Dugagjin, njësia administrative Derjan, bashkia Mat

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

– Fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ferra barishte dhe ullinj. Terreni malor, era dhe temperaturat e larta e bënë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit dhe në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH Vlorë me 4 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektivë, MZSH Fier, Berat dhe Himarë me nga 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë, 2 automjete të FA dhe 14 efektivë, 1 automjet nga ujësjellësi Himarë dhe forca të shumta vullnetare, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë erdhi Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. – Në pyllin e Ballenjës, njësia administrative Marranesh, bashkia Bulqizë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë pishe. Në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 2 automjete zjarrfikës dhe 10 efektivë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur. Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 55 automjete zjarrfikëse, 196 forca operacionale, 2 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektiv dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

Related Posts

Plakυ grєk 94 vjeç shυan єpshet me një djaIë 16 vjєçar. Dëshmia e të mitυrit është sho’kυєsє

Rodos: “Më preku në org*net gjєn*tale” – Denoncimi i 16-vjeçarit çoi në arrєstimin e një 94-vjeçari Tronditje ka shkaktuar në Rodos të Greqisë denoncimi i një 16-vjeçari…

Panik në një fluturim të Ryanair. Pamjet që sjellin pasagjerët janë drithëruese

Një zjarr shpërtheu në një aeroplan të kompanisë në Spanjë gjatë ngritjes – 18 pasagjerë u plagosën, të cilët nga frika u ngjitën në krahët e avionit…

Numri i të vd*kurve nga përmb’ytjet rritet në 27, përfshirë nëntë fëmijë, 27 vajza të zhd*kura

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që përfshiu Teksasin është rritur në 27. Nëntë fëmijë janë midis të vdekurve, ndërsa 27 vajza të tjera ende mungojnë…

Alarm për mbërritjen e “djajve të detit” në detin e Mesdheut (Video)

Rritje e pashpjegueshme e shfaqjes së “Djallit të detit” në brigjet e Mesdheut – Shkencëtarët të shqetësuar. Prana e kësaj krijese gjigante detare është shtuar në brigjet…

Aks*dent në Sarandë–Delvinë, 4 të pIagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunë në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete…

Objekti i vetëm që duhet të keni patjetër në shtëpi për të mb*jetuar nga një Iuftë bërthamore – Paketa “Përgatitu!”, çfarë kërkon qeveria nga qytetarët

Ndërsa tensionet globale po rriten, Mbretëria e Bashkuar u bën thirrje qytetarëve të saj të përgatiten – duke siguruar një objekt të thjeshtë, por jetik për mbijetesën…