22 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Mbrojtjes jep detaje rreth situatës

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 20:00 janë raportuar 22 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 20 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: – Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë. – Lagjen Pavarësia, njësia administrative Rajoni Nr 5, bashkia Vlorë. – Fshatin Arshi Lengo, njësia administrative Antigonë, bashkia Gjirokastër. – Fshatin Kosinë, njësia administrative Piskovë, bashkia Gjirokastër.Fshatin Kolsh, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. – Fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë. – Fshatin Hoten, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejes. – Fshatin Gojan, njësia administrative Gjegjan, bashkia Pukë. – Fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier. – Fshatin Lin, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec. – Fshatin Frutikulturë, njësia administrative numër 2, bashkia Kamëz. – Fshatin Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë. – Fshatin Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has. – Qytetin Selenicë, njësia administrative Selenicë, bashkia Selenicë. – Afër hotel Adriatikut, njësia administrative Rajoni Nr. 5, bashkia Durrës. – Në fshatin Kërcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë – Në lagjen Matohitaj, njësia administrative Patos, bashkia Patos – Në fshatin Valias i Vjetër, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz. – Në fshatin Laknas, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz – Në fshatin Dugagjin, njësia administrative Derjan, bashkia Mat

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

– Fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ferra barishte dhe ullinj. Terreni malor, era dhe temperaturat e larta e bënë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit dhe në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH Vlorë me 4 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektivë, MZSH Fier, Berat dhe Himarë me nga 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë, 2 automjete të FA dhe 14 efektivë, 1 automjet nga ujësjellësi Himarë dhe forca të shumta vullnetare, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë erdhi Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. – Në pyllin e Ballenjës, njësia administrative Marranesh, bashkia Bulqizë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë pishe. Në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 2 automjete zjarrfikës dhe 10 efektivë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur. Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 55 automjete zjarrfikëse, 196 forca operacionale, 2 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektiv dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

Related Posts

“I kam rr’ahur të gjithë të dashurit e mi”! Deklarata e pazakontë e prezantueses bëhet virale

Modelja dhe prezantuesja e njohur argjentinase-italiane, Belén Rodríguez, është bërë sërish në qendër të vëmendjes pas deklaratave të saj të guximshme në emisionin televiziv “Belve”, të moderuar…

Zbulimi i madh që i fshihet shqiptarëve, nje dorëshkrim i vjetër….i lidhur me arkeologjinë (Video)

Nje doreshkrim i vjeter….i lidhur me arkeologjine. Ai u realizua nga nje i diplomuar shqiptar ne Universitetin e Insbrukut ne Austri rreth 88 vjet me pare… Por…

Si Zogu bleu një vilë 3 milionë dollarëshe në SHBA, u largua me 160 kg ar nga Shqipëria?

Historiani i njohur Mariglen Kasmi i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV foli për dokumentin e publikuar nga Arkivi i Shtetit, në lidhje…

Po udhëtonte drejt Greqisë, 24-vjeçarja shqiptare sh*kon udhëtarët me atë që fshihte në çantë

Një vajzë shqiptare ka ngritur në këmbë p olicinë greke sapo ka kaluar Kakavijën pas kontrollit të kryer. Autobusi është ndaluar nga p olicia në kryqëzimin e…

Vjen lajmi i madh per ju qe keni euro, sapo u njoftua pas kaq kohesh

Në tregun e këmbimit valutor shqíptar, një dòllár ameríkan do të blihèt sot me 82.7 lekë dhe do shítet me 83.7 lekë. Ndërkohë monedhá evropiane eùro do…

Horoskopi ditor, e premte 31 tetor 2025

Dashi Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar gjate kësaj dite madje debatet ne çift mund te jene edhe me te forta se zakonisht. Beqaret do…