M*sakra me tre viktima në Memaliaj, publikohen pamjet e automjetit të autorëve pak para atentatit (Foto)

Automjeti që shihni në foto, është automjeti i përdorur nga autorët e atentatit me tre viktima mbrëmjen e së shtunës (20 korrik) në Memaliaj.

Makina në fjalë është filmuar nga kamerat e sigurisë, para se autorët të kryenin krimin makabër duke lënë pas tre të vrarë në një lokal, 74- vjeçarin Shyqyri Kalemi dhe dy persona të tjerë të pafajshëm, klienti Marsel Çela dhe kamarieri Gledio Muka.

Kujojmë se automjeti i përdorur nga autorët, tip BMW që u gjet e djegur në fshatin Bejaj të Mallakastrës.

Si ndodhi ngjarja?

Viktima Shyqyri Kalemi ishte ulur në një tavolinë me vëllain e tij, Artur Kalemi, kur është qëlluar me breshëri mbrëmjen e 20 korrikut rreth orës 21:20. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë, të pafajshëm. Kamarieri Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela.

Referuar burimeve policore, nisur edhe nga një rindërtim i ngjarjes, pranë tavolinës ku ndodheshin vëllezërit Kalemi ishte Muka, ndërsa viktima tjetër ishte brenda lokalit, ku edhe e kanë kapur plumbat e qëlluar me breshëri.

SHENJESTRA

Sipas burimeve nga policia dyshohet se shënjestër e këtij ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë.

PISTAT E HETIMIT

Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea (Adriatik) Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.