22 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Mbrojtjes jep detaje rreth situatës

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 20:00 janë raportuar 22 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 20 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: – Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë. – Lagjen Pavarësia, njësia administrative Rajoni Nr 5, bashkia Vlorë. – Fshatin Arshi Lengo, njësia administrative Antigonë, bashkia Gjirokastër. – Fshatin Kosinë, njësia administrative Piskovë, bashkia Gjirokastër.Fshatin Kolsh, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. – Fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë. – Fshatin Hoten, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejes. – Fshatin Gojan, njësia administrative Gjegjan, bashkia Pukë. – Fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier. – Fshatin Lin, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec. – Fshatin Frutikulturë, njësia administrative numër 2, bashkia Kamëz. – Fshatin Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë. – Fshatin Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has. – Qytetin Selenicë, njësia administrative Selenicë, bashkia Selenicë. – Afër hotel Adriatikut, njësia administrative Rajoni Nr. 5, bashkia Durrës. – Në fshatin Kërcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë – Në lagjen Matohitaj, njësia administrative Patos, bashkia Patos – Në fshatin Valias i Vjetër, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz. – Në fshatin Laknas, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz – Në fshatin Dugagjin, njësia administrative Derjan, bashkia Mat

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

– Fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ferra barishte dhe ullinj. Terreni malor, era dhe temperaturat e larta e bënë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit dhe në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH Vlorë me 4 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektivë, MZSH Fier, Berat dhe Himarë me nga 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë, 2 automjete të FA dhe 14 efektivë, 1 automjet nga ujësjellësi Himarë dhe forca të shumta vullnetare, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë erdhi Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. – Në pyllin e Ballenjës, njësia administrative Marranesh, bashkia Bulqizë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë pishe. Në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 2 automjete zjarrfikës dhe 10 efektivë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur. Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 55 automjete zjarrfikëse, 196 forca operacionale, 2 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektiv dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

Related Posts

SPAK intensifikon hetimet për Belinda Ballukun, prokurorët kërkojnë informacion mbi pasurinë e saj

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka intensifikuar hetimet për Belinda Ballukun, e akuzuar për abuzime me tenderat në Tunelin e Llogarasë dhe Unazës së Madhe. Sipas burimeve…

Çfárë ndòdhî? Arrèstohet aktòri i njòhur, ja akùzat që rèndojnè mbi tè

Policia amerikane arrestoi aktorin e njohur të Hollivudit pas një sherri ku ai u përfshi. Bëhet fjalë për Shia LaBeouf, i cili u arrestua në New Orleans…

Si të merrni pension edhe pse nuk i keni vitet e punës? Eksperti zbulon skemën!

Një deklaratë që po trondit mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit: a mund të përfitosh pension edhe pa i plotësuar vitet e punës? Sipas ekspertit të…

Shkuan te Eni Çobani/ Këngëtarja i mori pasurinë, historia e trishtë e babait të Malit me ish-gruan!

Një histori e dhimbshme familjare ka prekur zemrat e publikut pasi u rrëfye në studion e Eni Çobanit. Babai i Malit ka treguar dramën e tij personale,…

Video/ Selin godet me një objekt Rogertin, ai bërtet nga dhimbja që iu shkaktua

Situata e tensionuar mes Selinës dhe Rogertit ka arritur kulmin gjatë natës, duke u zhvendosur nga përplasjet verbale në veprime fizike të papritura. Duket se pas “sulmeve…

Aksident i rëndë në vend dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në segmentin rrugor Milot–Thumanë, ku janë përfshirë rreth tre automjete. Sipas raportimeve paraprake nga vendngjarja, përplasja ka…