22 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Mbrojtjes jep detaje rreth situatës

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 20:00 janë raportuar 22 vatra zjarri.

Nga këto janë shuar 20 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: – Fshatin Zvërnec, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë. – Lagjen Pavarësia, njësia administrative Rajoni Nr 5, bashkia Vlorë. – Fshatin Arshi Lengo, njësia administrative Antigonë, bashkia Gjirokastër. – Fshatin Kosinë, njësia administrative Piskovë, bashkia Gjirokastër.Fshatin Kolsh, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. – Fshatin Markatomaj, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë. – Fshatin Hoten, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejes. – Fshatin Gojan, njësia administrative Gjegjan, bashkia Pukë. – Fshatin Frakull, njësia administrative Frakull, bashkia Fier. – Fshatin Lin, njësia administrative Udenisht, bashkia Pogradec. – Fshatin Frutikulturë, njësia administrative numër 2, bashkia Kamëz. – Fshatin Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë. – Fshatin Golaj, njësia administrative Golaj, bashkia Has. – Qytetin Selenicë, njësia administrative Selenicë, bashkia Selenicë. – Afër hotel Adriatikut, njësia administrative Rajoni Nr. 5, bashkia Durrës. – Në fshatin Kërcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë – Në lagjen Matohitaj, njësia administrative Patos, bashkia Patos – Në fshatin Valias i Vjetër, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz. – Në fshatin Laknas, njësia administrative Nr.1, bashkia Kamëz – Në fshatin Dugagjin, njësia administrative Derjan, bashkia Mat

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

– Fshatin Hoshtimë, njësia administrative Qendër, bashkia Vlorë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ferra barishte dhe ullinj. Terreni malor, era dhe temperaturat e larta e bënë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit dhe në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH Vlorë me 4 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektivë, MZSH Fier, Berat dhe Himarë me nga 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë, 2 automjete të FA dhe 14 efektivë, 1 automjet nga ujësjellësi Himarë dhe forca të shumta vullnetare, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë erdhi Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. – Në pyllin e Ballenjës, njësia administrative Marranesh, bashkia Bulqizë, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë pishe. Në vendngjarje ndodhen Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Bulqizë me 2 automjete zjarrfikës dhe 10 efektivë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur. Në operacionet për shuarjen e zjarreve, deri tani janë angazhuar 55 automjete zjarrfikëse, 196 forca operacionale, 2 automjete zjarrfikëse dhe 14 efektiv dhe 1 helikopter nga Forcat e Armatosura.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

Related Posts

Rekord AB0RTESH në këtë shtet, afro 300 mijë raste brenda një viti

Një raport i publikuar sot nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social ka konfirmuar se viti 2023 ka shënuar numrin më të lartë të aborteve të regjistruara…

Momenti i frikshëm kur vinçi shembet në autostradën “Rama 2” dhe zë poshtë makinat

Një vinç ndërtimi është shembur të enjten pranë kryeqytetit Bangkok në Tajlandë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Ngjarja ka ndodhur në provincën Samut Sakhon, gjatë punimeve…

Aksident me vd*kje në KRYEQYTET. Ka dhe 4 të pIagosur

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në mbrëmje në rrugën Komoran–Carralevë, në…

VIDEO – Aksidenti sonte në Durrës, makina ‘fluturoi’ nga Ura e Dajlanit. Një vajzë dyshohet se ka vd*kur

Aksidenti që ndodhi sonte pak para mesnate në Durrës, dyshohet se i ka marrë jetën një vajze. Nga policia nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Në vendngjarje…

Horoskopi ditor, e premte 16 janar 2026

Dashi Edhe pse keni arsye për te qene te stresuar, nuk do te ishte mire qe ta tregonit atë ne publik. Te nxitur edhe nga prezenca e…

34-vjecarja shkoi të bëj B0T0X, por shikoni cfarë i ndodhi fytyrës

Nje nene 34 vjecare ka treguar se si botoksi qe beri i la shenja ne fytyre per 12 jave. Ajo kerkoi estetistes qe te rregullonte buzet dhe…