DASHI
Ka mundësi që sot të bëni gjëra për të cilat keni për t’u penduar shpejt. Pranojini gabimet dhe mos ua hidhni gjithmonë fajin të tjerëve. Ju të dashuruarit do e ngrini në qiell partnerin tuaj dhe do ua shprehni të gjithëve se jeni me fat që e keni pranë. Do bëni mirë të tregohuni pak më realistë për të shmangur zhgënjimet e mundshme. Ju beqarët do keni takime, por do duhet goxha kohë që të filloni një lidhje serioze. Jeni gati të prisni? Kushtojini kohë vetes dhe hobive tuaja për t’u rigjeneruar. Vendosmëria juaj do t’ju drejtojë drejt suksesit, por mos harroni t’i lejoni vetes edhe momente relaksi. Në punë të gjitha përpjekjet dhe mundimi që keni kaluar do japë rezultate. Dijeni që pavarësisht nga sa duket askush nuk e ka të lehtë asgjë. Duke qenë ëndërrimtarë në planin financiar do humbni një mundësi shumë të mirë për të rritur buxhetin.
DEMI
Shumë fat i planifikuar. Do të ndiheni veçanërisht të hapur dhe të gatshëm për të kuptuar të gjitha sugjerimet sentimentale që ju vijnë. Për ata që janë në çift, ju pret një e hënë plot ngjarje: falë tolerancës reciproke, do të arrini të kapërceni me sukses situatat e ndërlikuara. Për beqarët, sharmi nuk do të kalojë pa u vënë re. Do të keni mundësi të thelloni njohuri interesante, pasi dita premton të jetë stimuluese që në mëngjes. Njerëzit rreth jush do të tërhiqen fort nga magnetizmi juaj. Mos harroni gjithashtu t’i kushtoni kohë mirëqenies tuaj fizike me një dozë të mirë ushtrimesh. Profesionalisht do jetë një ditë më e qëndrueshme, por ende jo në periudhën më shkëlqyese. Sipas Horoskopit vip, financat do jenë të mira dhe yjet do iu bëjnë një dhuratë akoma më të bukur.
BINJAKËT
Plutoni do ju ndihmojë të keni arritje në çdo fushë sot dhe do ndiheni më të plotësuar. Nëse jeni në një lidhje do keni fat dhe do mund ta përforconi më shumë lidhjen që keni krijuar. Kështu siç jeni mund të përballoni sfida e vështirësi nga më të ndryshmet. Klimë e shkëlqyer edhe për ju beqarët. Pranoni ftesat që do iu bëhen dhe do takoni një person mjaft të veçantë. Mos e neglizhoni mirëqenien tuaj fizike: pak stërvitje dhe një dietë e ekuilibruar do t’ju ndihmojnë të ndiheni në formë. Në punë mos mendoni se çdo gjë do realizohet si me magji, por bëni edhe ju përpjekjet tuaja. Nëse merreni me biznes sfidat do jenë më të vështira. Yjet do jenë mjaft të favorshëm edhe në sektorin financiar. Kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni pa limit.
GAFORRJA
Jo të gjitha dëshirat do ju plotësohen gjatë kësaj dite, por kjo nuk duhet t’iu demoralizojë. Nëse keni një lidhje, duke qenë se ajo nuk ka shkuar ashtu si ju e keni pritur, duhet të tregoheni pak më të hapur ndaj dialogut sot. Sqarojini të gjitha ato që ju kane munduar kaq shumë. Ju beqarët do keni aventura, por që nuk do sjellin atë gëzim që keni pritur. Në punë do keni të bëni me kolegë të pavendosur që do ua bëjnë çdo gjë akoma më të vështirë. Merrni guximin dhe veproni edhe vetë në një moment. Në planin financiar do keni fat, gjithsesi shmangni transaksionet e mëdha derisa gjendja të stabilizohet. Mos ndërmerrni shumë rreziqe.
LUANI
Vetëm falë komunikimit dhe qetësisë do mund të kalonin situatat e vështira sot. Për ju të dashuruarit dita e sotme do jetë e qetë dhe yjet do ua lënë gjithçka juve në dorë. Edhe nëse keni ëndërruar një marrëdhënie pasionAnte dhe të zjarrtë mund t’ia arrini qëllimit. Ju beqarët do keni mundësi me shumicë, por nuk do doni asnjë më shumë sesa një flirt momental. Çdo gjë do jetë në dorën tuaj. Në punë, pak rëndësi ka çfarë do ju kërkojnë shefat, ju do jeni këmbëngulës, të vëmendshëm dhe plot energji. Me financat asgjë nuk do jetë e rastësishme, kështu që tregohuni të matur nëse nuk doni të përballeni me vështirësi.
VIRGJËRESHA
Do jeni shumë të vendosur gjatë kësaj dite dhe nuk do e ktheni më kokën pas për të kujtuar problemet që keni pasur. Planetët do të favorizojnë dashurinë në çift dhe ndjenjat e forta. Kjo ditë do jetë shumë e bukur dhe e mbushur me çaste të lumtura. Shfrytëzojeni për të bërë gjithçka që iu pëlqen. Ju beqarët duhet të përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për të ndryshuar tërësisht jetën dhe statusin tuaj. Në punë, pavarësisht se do jepni më të mirën nga vetja, sërish do kaloni vështirësi. Reflektoni me kujdes dhe rimendojini objektivat. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem kështu që mund t’ia plotësoni edhe pak më tepër qejfin vetes.
PESHORJA
Gjatë kësaj dite do e ruani gjithë kohës kontrollin dhe nuk do reagoni pa qenë plotësisht të bindur për diçka. Nëse jeni në një lidhje jeta do ju shkojë edhe më mirë sesa e kishit menduar. Mund ta përforconi lidhjen dhe mund të bëni plane për fejesë. Gjithçka është e mundur. Beqarët do duhet të përballen me probleme të përkohshme, pa u bërë shumë pesimistë. Ndihma e një miku mund të japë qartësi. Do përjetoni një fazë pakënaqësie. Jini të kënaqur me atë që keni, tani për tani. Merrni pak kohë për veten tuaj, ndoshta me një shëtitje në fshat ose një seancë meditimi, për të gjetur ekuilibrin tuaj të brendshëm. Në punë do jeni gjithë kohës burim frymëzimi dhe do ja dilni në çdo iniciativë që do ndërmerrni. Sipas Horoskopit vip, financat nuk do kenë as ndryshime pozitive dhe as negative. Mundohuni sa të mundni të ruani ekuilibrin dhe të ulni shpenzimet.
AKREPI
Ka mundësi që gjatë kësaj dite të ndodhin disa gjëra ndryshe nga zakonisht që do ju bëjnë të reflektoni gjatë. Mund t’iu kërkoni falje edhe disa të afërmve. Për ju të dashuruarit pritet të ketë ndryshime rrënjësore pozitive në jetën sentimentale kështu që përfitoni sa më shumë të mundni. Besojini me tepër atij që keni në krah që edhe ai të bëjë të njëjtën gjë. Nëse jeni beqarë, planetët do kujdesen veçanërisht për jetën tuaj sentimentale. Venusi do krijojë mundësi me shumicë për takime. Kushtojini kohë vetes, ndoshta me një aktivitet që e keni pasion, për të rifituar energjinë dhe qetësinë. Në punë do ju rizgjohet shpresa për të arritur shumë më lart. Formimi i fundit që keni marrë do ju ndihmojë tej mase. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por goxha i mirë. Shlyejini borxhet sot sepse nëse i lini për më vonë do iu bjerë të paguani më shumë dhe nuk do mundeni dot.
SHIGJETARI
Sot do ju mungojë realizmi dhe kujdesi çka mund të sjellë probleme të vazhdueshme. Mundohuni t’i rivendosni sa më parë këmbët në tokë në mënyrë që të mos vuani. Influenca e Plutonit do jetë paksa e rrezikshme për jetën tuaj në çift. Bëni shumë kujdes me gjithçka që do thoni në mënyrë që mos lëndoni dhe mos lëndoheni. Beqarët duhet të hapen ndaj miqësive të reja dhe të rinovojnë jetën e tyre shoqërore për të gjetur lumturinë dhe takime të reja. kurioziteti do jetë motori që do ju shtyjë të kërkoni shpirtin tuaj binjak. Mos harroni të gjeni kohë për t’u çlodhur dhe për të rimbushur bateritë tuaja. Duke ruajtur qetësinë dhe entuziazmin do të jeni në gjendje të shihni gjithçka qartë. Në punë bëni më shumë kujdes nga persona të afërt që me intriga do ju nxjerrin jashtë rrugës së duhur. Në planin financiar nuk pritet të ketë ndonjë përmirësim të ndjeshëm, por ju do keni mundësi të ruani ekuilibrin.
BRICJAPI
Do i përmbushni të gjitha detyrat që do ju kërkohen sot dhe dita ka për të qenë goxha më e mirë nga sa e prisnit. Jupiteri pritet të jetë shumë i favorshëm për jetën tuaj sentimentale. Gjithsesi jeni ju që duhet të bëni kujdes me mënyrën e të sjellit që të mos lindin konflikte. Nëse jeni beqarë do ruani distancat nga seksi tjetër sepse nuk do jeni ende gati për të krijuar një lidhje. Ju e dini mirë se çfarë do bëni. Mos harroni të kujdeseni për veten: një shëtitje në ajër të pastër ose një seancë joga do t’ju ndihmojë të relaksoheni. Në punë do jepni ide të reja dhe mjaft interesante në kompani. Për t’i realizuar do ju8 duhet më shumë përqendrim dhe këmbëngulje. Buxheti mund të tronditet pak sepse do shpenzoni jashtë mase.
UJORI
Do jeni mjaft kurajozë dhe nuk do ndaleni për asnjë çast sot. Ritmi do jetë edhe më i përshpejtuar nga më parë. Me Jupiterin në anën tuaj edhe ju do e keni çdo gjë më të lehtë dhe më të qartë në planin sentimental. Romantizmi do të rizgjohet dhe do ia kaloni mjaft mirë. Ju beqarët do jeni ata më të favorizuarit. Shfrytëzojini sa te mundni takimet që do bëni sepse mund të ndesheni edhe me personin e duhur. Në punë do jeni mjaft inteligjentë, të kujdesshëm dhe të pamposhtur. Problemi i vogël që ju është shfaqur së fundmi do mund të kalohet. Në planin financiar do merrni iniciativa të mëdha për ta stabilizuar buxhetin dhe do ia dilni mbanë.
PESHQIT
Sektori financiar mund t’iu sjellë goxha shqetësime gjatë kësaj dite kështu që duhet të bëheni gati për t’i përballuar ato me sa më shumë lehtësi. Nëse jeni në një lidhje edhe pse nuk do ketë probleme të forta, ju duhet të mbroheni gjithë kohës. Bashkëpunoni më tepër me partnerin dhe do i bëni ballë çdo vështirësie. Një takim ekzaltues do iu bëjë ju beqarëve të harroni realitetin dhe të ëndërroni pa kufij. Do ndiheni mirë, por mbajini këmbët në tokë. Në punë mos i refuzoni këshillat që do iu japin, por ne fund bëni atë që mendoni se është më e mira. Financat do të destabilizohen. Mos merrni vendime impulsive sepse ato do e përkeqësojnë situatën.