Gjatë këtyre ditëve, temperaturat në vend kanë kaluar 40 gradë si në hije ashtu edhe në diell.
Por pavarësisht këtyre temperaturave ekstreme, kushtet e spitaleve lënë shumë për të dëshiruar.
Një grua e cila para pak ditësh ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni” ka treguar kushtet e spitalit në këto ditë të nxehta korriku, por jo vetëm.
Ajo thotë se ka lindur në kushte të tmerrshme pasi dhoma nuk kishte kondicionerë dhe pas lindjes bashkëshorti i ka sjellë një freskuese nga shtëpia për t’u ndjerë sado pak mirë.
Përveç kësaj ajo thotë se mëngjesi linte shumë për të dëshiruar, ndërkohë që mjekët, mamiet dhe pastrueset kërkonin para për çdo lloj shërbimi që u kërkoje.
Ajo është shokuar nga këto situata që i kanë parë sytë pasi thotë se i gjithë stafi i maternitetit ka rroga mujore dhe spitali është i ri.
Denoncimi i qytetares:
Anonim ju lutem doja te thoja edhe Tek marteniteti Koco Glozheni shife si eshte gjendja pa kondicioner.. Linda para Tre ditesh thash SE mbarova nga vapa madhe. Ja e Mori burri freskuesen me vete nga shtepia sa Linda gjendja e tmershmee
Ja edhe mengjesi qe te sherbejn nje gruaje te porsalindur skam fjal CA perjetova e vec lek donin te gjithe te vine me rrall si e si te Marin nai lek .. sikur smarin rroga muj per muj kta doktoret infermieret etj Deri Tek pastrusja kulmi CA bohet Tek nee sinqerisht pa fjal edhe marteniteti ri gjasme