Çmenduri në Velipojë: I hipën motorit mbrapsht dhe rrezikon jetën e pushuesve

Çmenduritë në Shqipëri me sa duket nuk paskan të mbaruar.

Shumë pushues pasditen e sotme u bënë dëshmitarë të një ngjarje të rrezikshme që për pak mund të kishte përfunduar edhe në tragjedi.

Në plazhin e Velipojës një i ri po bënte lëvizje të rrezikshme me motor uji.

Ai i kishte hipur motorit mbrapsht dhe po lëvizte mjaft pranë pushuesve që po notonin.

Urojmë që askush të mos jetë lënduar nga kjo skenë.

Në vijim do të gjeni mesazhin e dërguar nga qytetari:

Pershendetje JOQ, siguria ne Velipoje… i ka hipur mbrapsht dhe shikoni çfarë manovrash ben pranë kokave te fëmijëve. Ka ndodhur rreth 1 ore me pare. Flm.