Shokuese / Për*hunohet 20-vjeçarja në plazhin e Himarës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e quajtur “Maraç”, në Himarë.

Policia raporton se një 24-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare pa dëshirën e saj.

“Komisariati i Policisë Himarë ndaloi shtetasin 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në plazhin e quajtur “Maraç”, Himarë, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.