Dy ditë më parë, një vajzë e mitur shqiptare humbi jetën tragjikisht në Itali, ndërsa kishte shkuar me shokët dhe shoqet për t`u freskuar në liqenin e bioparkut AcquaViva në Caraglio, pak kilometra larg Cuneos.
7-vjeçarja Anisa Murati, vajza e dy prindërve shqiptarë që jetonin prej disa kohësh në Demonte në zonënn e Cuneos, shkoi sëbashku me shokët e saj të klasës për t`u larë në liqen, por që rezultoi të ishte një ditë fatale.
Mediat italaine, raportojnë se vogëlushja u gjet dy metra thellë në pellgun e madh artificial vetëm pas ndërhyrjes së mjeteve të urgjencës.
Kjo tragjedi ka tronditur komunitetin ku jetonte vajza shqiptare, pasi vdekja e saj shoqërohet me shumë pikëpyetje. Për momentin është hapur një rast për vrasje dhe braktisje të fëmijëve.
Babai i 7-vjeçares, duke folur për mediat ka kërkuar drejtësi dhe të zbardhet e gjithë e vërteta. Sipas tij vajza nuk dinte të notonte, për këtë ishin vënë në dijeni edhe mësuesit, prandaj i kishin dhënë me vete edhe krahë ndihmës.
“Ajo ishte jeta ime, pse ka vdekur në këtë mënyrë, unë kërkoj drejtësi deri në fund për këtë tragjedi“, ka thënë babai i vajzës 7-vjeçe.
Një nga pyetjet më të mëdha që bëjnë prindërit është se si ka mundësi që askush nuk e vuri re mungesën e vajzës deri sa erdhi momenti për tu kthyer në shtëpi?
Edhe pse kishte pasur dhjetëra fëmijë nga e gjithë lugina, në biopark ishin vetëm 7 shoqërues, vetëm dy prej të cilëve ishin të rritur. Pozicioni i tyre është në pikëpyetje pasi duhet të vlerësohet se cilat ishin detyrat e tyre dhe cilat ishin ato të shoqëruesve.
Bioparku tashmë është në sekuestrim për periudhën e nevojshme për hetimet gjyqësore dhe së shpejti do të kryhet autopsia e vogëlushes.
Gjithashtu, do të bëhen vlerësime edhe për organizimin e kampeve verore dhe për raportin mes fëmijëve dhe edukatorëve.