Surprizat e motit në fundjavë, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në fundjavë, pritet që të ketë një ulje të lehtë të temperaturave. Meteorologu Hakil Osmani thotë se se të shtunën pritet që të ketë reshje shiu në shtrirjen lindore ndërsa të dielën moti do të jetë i qëndrueshëm pothuajse në të gjithë territorin shqiptar. Maksimumet të dielën do të arrijnë 39 gradë.

“Kemi rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që orët e mesditës të regjistrojnë maksimume jo më shumë se vlerat 40 gradë në rang territori. Në orët e para të mëngjesit do t’i kemi temperaturat e ajrit nga 17-18 gradë në qytetet e zonave malore ndërsa në Ultësirën Perëndimore parashikohet nga 20-26. Orët e para të ditës do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve, kalimeve të lehta të vranësirave.

Parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese pothuajse gjatë gjithë 24 orëshit në vijën bregdetare ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe malore pritet të kemi vranësira të shpeshta gjatë orëve të pasdites, që do të krijojnë mundësi për rebeshe të pakta shiu në shtrirjen lindore. Sa i përket të dielës, do të kemi rënie të temperaturave, duke bërë që maksimuet të jenë në vlerën 38-39 gradë në Elbasan, Berati, Gjirokastra. Tirana po ashtu do të ketë temperatura që që do të jenë rreth vlerës 37 gradë ndërsa sa i përket vijës bregdetare do të jenë nga 34-36 gradë. Zonat malore do të ketë freskim, me maksimume rreth vlerës 33 gradë. Sa i përket kushteve atmosferike, përgjatë gjatë 24 orëshit, pothuajse i territori shqiptar do të jetrë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.”

Sa i përket rajonit, ai tha:

“Në Kosovë, vlerat maksimale do të jenë të shtunën në 36 gradë dhe në 34 presim maksimumet të dielën. Fundjava si për Kosovën dhe për MV do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, me intervale të gjata me kthjellime gjatë 24 orëshit.”