Mjeke Mira Xhixha si te parandaloni dhe mjekoni semundjen e astmes

Nëse nuk tregohen të kujdesshëm, asmatikët mund të kalojnë një verë me probleme. Arsyet? Nën ndikimin e temperaturave të larta dhe rrezatimit diellor rritet sasia e ndotësve dhe i komponentëve në ajër të tyre, të cilët ndikojnë direkt në shpërthimin e krizave dhe rëndimin e astmës. Në një intervistë për gazetën “Shendet Plus” mjekja alergologe Mira Xhixha, jep disa këshilla se si personat që vuajnë nga astma bronkiale mund të përballojnë stinën e verës pa probleme:

Doktoreshë, është e vërtetë që stina e verës, shton problemet te personat që vuajnë nga astma bronkiale?

Po është e vërtetë që ekspozimi ekstrem ndaj temperaturave ambjentale të larta bëhet shkak për ccrregullime të funksioneve fiziologjike të aparatit të frymëmarrjes, por edhe atij kardiovaskular e nervor. Kur ky eskpozim është akut dhe me intensitet të lartë, çrregullimet fizologjike shkojnë deri me konvulsione, të fikët, axhitim, atak kardiak dhe goditje nga dielli. Këto reagime janë në varësi dhe të ekspozimeve të mëparshme, adoptimit fiziologjik që është individual, në bazë të moshës dhe gjendjes shëndetësore të pacientit. Personat që janë banorë të zonave urbane janë më të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni sesa banorët e zonave rurale. Kur temperaturat rriten, atëherë sistemi kardiak dhe ai respirator ka impakt më të madh. Ditët e ngrohta dhe me diell bëhen shkak i rëndimit të një të sëmuri me astmë bronkiale apo dhe shpërthimin e krizave të kësaj sëmundjeje.

Përse përkeqësohen simptomat në këtë sezon të vitit?

Nën ndikimin e temperaturave të larta dhe rrezatimit diellor rritet sasia e ndotësve dhe i komponentëve në ajër të tyre, të cilët ndikojnë direkt në shpërthimin e krizave dhe rëndimin e astmës. Ky efekt në një individ me astmë bronkiale është dhe më i madh kur ditët e ngrohta shoqërohen dhe me erë apo stuhi. Gjendja është më e rënduar edhe nga bashkëshoqërimi me sëmundje të tjera, pra me ato kardiake, nervore dhe te moshat e avancuara.

Për cilët ndotës bëhet fjalë?

Ndotësit e gjeneruar nga burime stabile (industrial) dhe ato të lëvizshme (makinat) në bashkëveprim me rrezatimin diellor formojnë ozonin një gaz, i cili është shkak i shpërthimit të dispnesë (krizave të astmës) dhe keqësimin e të sëmurëve me astmë. Kështu është studiuar se fëmijët (moshat e reja), që kanë alergji apo astmë nga polenit, kur zhvillojnë aktivitete sportive në zona ku ka nivele të larta të këtij gazi (ozonit) në ajër, shpërthejnë kriza të astmës, edhe pse sëmundja ka qënë e kontrolluar, e qetë për një kohë të gjatë.

Si ndikon ozoni në aparatin e frymëmarrjes?

Ozoni irriton aparatin e frymëmarrjes dhe redukton funksionin pulmonar, kështu rëndon astmën dhe sëmundjet e tjera kronike të mushkërive, dëmtimet e përsëritura qoftë dhe afat shkurtra të ozonit në zhvillimin e mushkrive tek fëmijët ccon në dëmtim të funksionit pulmonar në moshë të rritur.

Përvec ozonit, cfarë gazesh të tjerë ndikojnë në acarimin e astmës në stinën e verës?

Përvecc ozonit, që formohet si rezultat i temperaturave të larta dhe rrezatimit diellor ndikojnë edhe disa gaze ndotës të tjerë, si: dioksidi i squfurit, oksidet nitrike dhe grimcat oerozolike, sporet e fungeve dhe polenit, që nën efektin e temperaturave të larta dhe diellit nivelet lokale të tyre janë të shtuara në sasi dhe të ndryshuara cilësisht duke u bërë kështu drejtpërdrejt shkak për kriza të astmës. Në këto raste del nevoja për t’u trajtuar urgjent në kushte hospitalore të individëve me astmë bronkiale. Por përvecc ndikimit që ka ndryshimi i kualitetit (cilësisë) së ajrit që i përmendëm më lart, në rëndimin e pacientëve me astmë bronkiale ndikojnë dhe një sërë faktorësh të tjerë. Të tilla janë masat që merren për uljen e temperaturave të trupit,si: qëndrimi nën ventilues, kondicioner, pijet e ftohta, të cilat bëhen shkak i shpërthimit të krizave astmatike.

Si ndikojnë pijet e ftohta, ventiluesit apo kondicionerët në përkeqësimin e gjendjes klinike të astmës?

Qëndrimi direkt dhe në afërsi të freskuesve, ventiluesve, ftohësve të ndryshëm apo dhe kondicionerëve do të shkaktojë evaporimin (avullimin)e djersës dhe kështu ftohjen e lëkurës. Kjo ftohje e shpejtë shkakton një hiperaktivitet bronkial, që shkakton kriza të astmës bronkiale. Po ashtu tharja e mukozës së hundës si pasojë e këtij efekti shkakton të tështitura dhe kriza të astmës. Ndërsa përdorimi i pijeve të ftohta, veccanërisht akulloreve, shkaktojnë ftohje të grykës dhe të gypit (ezogafut) që ccon ushqimin në stomak, e për pasojë dhe acarim të astmës.

Këshilla për të sëmurët astmatikë
-mos qëndroni direkt poshtë ventiluesve, freskueseve, kondicionerëve
-gradoheni kondicionerin 3-4 gradë më poshtë temperaturave të ambientit të jashtëm
-kur udhëtoni, përpiquni të shmangni qëndrimin pranë dritares, për të eleminuar korrentet e ajrit
-lahuni me ujë të vakët
-kur shkoni në plazh, hyni në det gradualisht
-mos flini apo qëndroni me flokë ta lagur
-mos ecni zbathur, vishni shapka edhe kur jeni në shtëpi
-mos pini ujë dhe ushqime të ftohta
-shmangni ekspozimin nga ora 10-17, sepse në këto orë niveli i ndotësve është shumë i lartë
-shmangi aktivitetin fizik në orët e pikut dhe ambientet me nivel të lartë ndotjeje
Doktoreshë pse në këtë periudhë të vitit kemi riakutizim të sëmundjes së astmës?

Astma bronkiale është një sëmundje alergjike e bronkeve dhe rrugëve të frymëmarrjes që në gati 80% të rasteve, shkaktohet nga faktorë që ndodhen në ajër. Ndodh shpesh që faktorë shkaktarë që ndodhen në mjedisin e jashtëm ta shpërthejnë për herë të parë dhe ta ngacmojnë vazhdimisht sëmundjen gjatë ecurisë së saj në mënyrë të vazhdueshme. Nën ndikimin e lagështirës dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave të ajrit, rritet sasia e ndotësve dhe i komponentëve në ajër të tyre, të cilët ndikojnë direkt në shpërthimin e krizave dhe rëndimin e astmës. Po ashtu viruset që prekin pjesën e sipërme të aparatit të frymëmarrjes, ndikojnë në acarimin e gjendjes. Po ashtu në këtë periudhë ndikon dhe substanca të ndryshme të prejardhura nga kafshët shtëpiake, mykrat e ambienteve të brendshme, por dhe atyre të jashtme.

Cilët persona janë më të predispozuar të kenë probleme të tilla?

Më të predispozuar janë ata persona që nuk trajtohen në mënyrë rigoroze, që nuk ndjekin rekomandimet e mjekut dhe nuk zbatojnë trajtimin medikamentoz. Më pas vijnë fëmijët dhe moshat e rritura, që përveç asmës kanë dhe sëmundje kronike bashkëshoqëruese: kardiake, nervore dhe te moshat e avancuara.

Çfarë komplikacionesh mund të shkaktojë astma?

Nëse nuk diagnostifikohet në kohë dhe në mënyrën e duhur këto ndryshime të epitelit bronkial bëhen të pakthyeshme, sëmundja mbetet kronike dhe bëhet pengesë për cilësinë e jetës. Në disa raste kur astma nuk trajtohet si duhet ajo mund të bëhet e mprehtë dhe kërcënuese për jetën.

Si mund të parandalohen?

Astma është një sëmundje që sot mund të mbahet fare mirë nën kontroll, por mjafton pak kujdes për të shmangur krizat. Për këtë rekomandohet të tregohet kujdes në ekspozimin në mëngjes, kur ajri është shumë i lagësht apo në ditët me shi. Duhet të shmangen ambientet e mbipopulluar apo me tym duhani, pasi ky i fundit acaron astmën. Pacientët astmatikë u rekomandohet kryerja e vaksinës anti-grip, por vetëm nën rekomandimin e specialistit dhe në një gjendje të qëndrueshme. Mbi të gjitha nuk duhen neglizhuar medikamentet dhe kontrollet te mjeku alergolog.

Këshilla

-qëndroni në vende të ajrosura mirë
-eliminoni lagështirën, sidomos në dhomat e gjumit
-eliminoni ambientet e paajrosura mirë dhe me mykra
-tregoni kujdes për veshjen, sidomos personat që vuajnë nga sinoziti dhe sëmundje kronike të aparatit të frymëmarrjes
-mos i mbani fëmijët e vegjël në ambiente ku pihet duhan
-bëni vaksinën anti-gripë, vetëm nën rekomandimin e mjekut specialist
-zbatoni me përpikmëri rekomandimet e mjekut alergolog