Aksidentoi për vdekje 77-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet autori në Durrës

Views: 0

Një 29-vjeçar ra në prangat e policisë së Durrësit pasi përplasi për vdekje një qytetar dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, është vënë në pranga edhe vëllai i tij, në bazë të dyshimeve për rrethanat e këtij aksidenti.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 11:00 të datës 15.06.2024, në lagjen nr.13, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi Z. K., 77 vjeç, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore

-ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;

-ndaluan me iniciativë vëllanë e 29-vjeçarit, shtetasin M. P., 25 vjeç, pas deklarimit të shtetasit A. S. se në momentin e aksidentit, automjeti drejtohej nga shtetasi M. P.

Vijojnë veprimet hetimore për të individualizuar përgjegjësinë penale të këtyre shtetasve.