GREQI- Një 28-vjeçar shqiptar është kapur në flagrancë nga autoritetet greke duke gëlltitur 84 pako kokainë. Mësohet se i riu po transferohej nga Koridhalos në Larisa dhe mesa duket shqiptari ka dashur të marrë edhe dozat e drogës me vete dhe mënyra më e mirë për të ka qenë që ti gëlltisë.
Por ideja e tij nuk ka funksionuar pasi është kapur nga policia duke gëlltitur dozat. Pasi janë nxjerrë paketimet e kokainës, është zbuluar se ato peshonin rreth 138 gram. Shqiptari 28-vjeçar është i arrestuar dhe tashmë ndaj tij do të rëndojë edhe një akuzë tjetër.