17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Skema e re/ Jo bonus vetëm kur lind, por pagesa të përmuajshme për 5 vite

Çiftet shqiptare që kanë ose presin të kenë fëmijë nuk do të përfitojnë më një pagesë të vetme, si në skemën e vitit të kaluar, por pagesa…

VIDEO/ Moti i keq! Dëbora arrin deri në 1 metër, situatë e vështirë në

Në majë të Mashkullores, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, trashësia e saj ka arritur deri në 1 metër. Situata paraqitet e vështirë në zonat…

E trishte! Nderron jete gazetarja rralle e guximshme ne Shqiperi

Gazetarja që nuk u pajtua me sipërfaqen dhe e jetoi mendimin si lëvizje.. U shua Rezarta Reçi, dhe me të u shua një zë i rrallë i…

Kush është në listë? Shkurti do të jetë muaji magjik për këto shenja të horoskopit

Për këto shenja të horoskopit, ky muaj sjell qartësi, përmirësime në dashuri, zhvillime pozitive në punë dhe ndjesinë se gjërat më në fund po ecin përpara. Pas…

“Nuk e lë as gruan as kalamonin”- Miri reagon i ashpër ndaj Selin pas deklaratës nga babai i saj

Mbrëmja e djeshme ka qenë një “dush i ftohtë” për Mirin. Hapja e Kutisë së Pandorës e përballi atë me një deklaratë shokuese nga babai i Selinës,…

‘Hundën ma shkatërruan me leva hekuri’! Rama kujton dhunën e vitit ’97: Kam ende probleme me frymëmarrjen

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar sot dhunën që pësoi gjatë trazirave të vitit 1997, duke deklaruar se pasojat e asaj ngjarjeje i ndjen ende sot….