17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Bardhi ndan lajmin e hidhur, humb njeriun e shtrenjtë

Një ditë e rëndë për këngëtarin Bardhi dhe familjen e tij. Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Instagram, artisti ka bërë me dije se gjyshi i…

Befason ish-banori i BBVA: Gënjeva që isha single në Big, e dashura më la (Video)

Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Xen Oruçi, ka surprizuar jo pak publikun me një deklaratë të fundit lidhur me jetën e tij…

Zbulohen dramat e para të Ferma VIP 3 ende pa nisur spektakli: Përplasje në produksion?

Marrja e drejtimit të “Ferma VIP” nga Arbana Osmani duket se ka sjellë një epokë të re për këtë reality show, me moderatoren dhe autoren që duket…

Pentagoni: Ushtria amerikane ka goditur mbi 8 000 objektiva ushtarake në Iran

Kreu i Komandës Amerikane të Lindjes së Mesme, CENTCOM, Brad Cooper, njoftoi se forcat ushtarake amerikane kanë goditur 8,000 objektiva në Iran, duke degraduar aftësitë ushtarake të…

Temperaturat priten të arrijnë deri në…/ Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më…

Trajneri Sylvinho publikon listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Polonisë

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të çojnë në Botërorin 2026, me testin e parë përballë Polonisë më 26 mars në Varshavë. Trajneri i Kombëtares,…