Nesër protestë në Tiranë, policia bllokon disa segmente rrugore

Views: 0

Policia e Tiranës njofton bllokimin e disa segmenteve rrugore, për shkak të një proteste që do të zhvillohet përpara Bashkisë së Tiranës në orën 11:00.

Protesta organizohet nga opozita, ndërsa rruga do të jetë e bllokuar prej orës 09:30 e deri në përfundim të saj.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga nesër, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.