17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

“Nuk mbajnë të gjithë rolin e DASHNORES”/ Livia nuk përmbahet ndaj Selin: O rruga!

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Livias dhe Selin. Selin i drejtohet Rogertit duke i thënë: Puth ato që ke afër. Mateo i ftohtë me Brikenën:…

Tiranë, i riu HlDHET nga ura e Babrroit dhe ndërron j*të

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një person i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Babrroit. Sipas…

“Po HlDHEM në lumë vëlla”/ I dha fund j*tës duke u hedhur në Osum, 42-vjeçari kishte 7 muaj pa e parë të birin! Mesazhin e fundit ia nisi

Një 42-vjeçar nga qyteti i Skraparit mësohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur në lumë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në…

Përjashtohet Kristi, shpërthen Erik Lloshi ndaj produksionit të BBVA

Përjashtimi i papritur i Kristit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar një valë reagimesh, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është “shpërthimi”…

Kristi Lamaj bën reagimin e parë pas përjashtimit nga Big Brother

Një nga banorët më të komentuar të edicionit të 5-të të Big Brother Vip është larguar nga shtëpia mëngjesin e kësaj të premte. Një lajm ky që…

Blero bëhet baba për herë të dytë: Zbulohet gjinia e bebit me partneren e re!

Këngëtari i njohur Blero Muharremi po përjeton një nga momentet më të bukura dhe të lumtura në jetën e tij personale. Vetëm pak muaj pas martesës së…