17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Kush e νrau Lorikun në Londër? Policia flet për 7 të arr estuar

Viktima e sulmit me thikë në parkun tregtar në Croydon ishte “një djalë i kujdesshëm dhe i zgjuar”. Lorik Abazi vdiq në spital të dielën. Një i…

Detaje/ I riu i vr*rë nga dy vajza në Angli, nipi i këngëtares së njohur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Angli. Lorik Abazi, 22 vjeç, ka humbur jetën pas një sherri me thikë, ndërsa për rastin janë arrestuar…

Fenomen i rrallë në Orikum: Deti ngrihet mbi 1.5 metra, përmbyten biznese dhe rrugë

Baticë e pazakontë dhe erëra të forta shkaktojnë dalje të ujit në vijën bregdetare Orikum, 17 shkurt 2026 – Vija bregdetare e Orikum u përball këtë të martë…

VRlTET nga dy vajza i riu shqiptar në Angli (Foto+Emri)

ANGLI, 17 shkurt 2026 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Croydon, ku 22-vjeçari shqiptar, Lorik Abazi, u vra me thikë ditën e diel, sipas raportimeve…

Trazoi rrjetin kur ia përmendi emrin, zbulohet kush është ‘shef’ Nikolini që gruaja ia përmendi Tanit

Mbrëmja e së shtunës në “Big Brother VIP” ishte e mbushur me emocione të forta për Tanin, nga rrëfimi i dhimbshëm për vëllain që nuk e njihte…

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë

Prokuroria e Apelit ka ankimuar vendimin e shkallës së dytë të gjyqësorit që e shpalli të pafajshëm Luiz Ejllin, këngëtarin dhe së fundmi aktorin shkodran. Ejlli rezulton…