17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Nga berberët dhe parukieret te mjekët e infermierët, TATIMET vendosin paga referencë për 39 profesione: Kujdes me deklarimin!

Beteja ndaj evazionit fiskal duket se ka vënë sërish në lëvizje qeverinë. Në shënjestër janë profesionet e lira, të vetëpunësuarit të cilët deklarojnë pagë minimale. Për të…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…

New York Times: Operacionet sekrete për Shqipërinë: ‘Iufta’ e padukshme mes superfuqive

Nga David Binder Për herë të tretë në nëntë vjet, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të bëjnë një propozim zyrtar për rikthimin e marrëdhënieve me Qeverinë Komuniste…

Xhonatani foli për ndarjen nga Roza Lati, kjo e fundit bën postimin e papritur: “Cun mami….”

Lidhja e shumëpërfolur mes moderatores Roza Lati dhe Xhonatan Isufit ka marrë fund, dhe ky fakt është konfirmuar së fundmi nga vetë ai. I ftuar në një…

E rëndë në Gjirokastër: 17-vjeçari ab*zon se*sualisht me 10-vjeçarin në prani të dy fëmijëve të tjerë të mitur

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar është vënë nën hetim pas një kallëzimi për ngacmim se ksual ndaj një 10-vjeçari. Sipas informacioneve…

Historia që të thyen zemrën/ Mimoza Ahmeti: S’kam asgjë për të veshur. Skam njerëz, më dha Ola…(Video)

Ndonëse jemi mësuar ta shohim gjithmonë të fortë, plot humor, ironi dhe si një nga banoret më aktive në debatet e spektaklit “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti ka…