17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Publikohen rezultatet: Ja kush largohet sonte nga Big Brother VIP Albania (Foto)

Televotimi ka hyrë në një nga momentet më vendimtare të tij dhe publiku duket se tashmë ka dhënë sinjalet e fundit lidhur me eliminimin e radhës në…

Breshëri suImesh me rak*eta nga Irani në Tel Aviv, pesë goditje në vetëm 20 minuta

Tel Avivi u godit nga një valë suImesh me raketa nga Irani, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme rriten ndjeshëm. Në ditën e festimit të fillimit të…

Ish-banorja me deklaratë të fortë: Shtiret si virgjëreshë. Është qepur…”

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka ndarë disa opinione të forta dhe pa doreza lidhur me vajzat shqiptare dhe sinqeritetin e tyre në marrëdhëniet…

“Me sy e veshë” te finalja e “Big Brother Vip Albania 5”, dalin DETAJE: Ja kur pritet të mbarojë reality show

Të gjithë janë kuriozë për finalen e madhe të “Big Brother Vip Albania 5”, ndërsa mund të themi se është zbuluar një datë e përafërt e këtij…

Adoleshentët shqiptarë braktisin aIkooIin – dr*ga e fortë po merr vendin, alarm për kok*ainën

Të rinjtë dhe adoleshentët shqiptarë po konsumojnë gjithmonë e më pak pije alkoolike, sipas studimeve të fundit, që tregojnë një largim të brezave të rinj nga ky…

AL*ARM/ Mbyllen 3 shkolla, e rende arsyeja

Tre shkolla janë detyruar të mbyllen në Bristol në Mbretërinë e Bashkuar pas një sulmi me armë zjarri që la të plagosur një person. Sipas mediave të…