17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…

Konflikti i Rrjollit shpërthen edhe në Tiranë, të ftuarit sherr me grushta pas debatit në “Opinion” (Video)

Konflikti për pronat në Baks-Rrjoll të Velipojës, mes banorëve të zonës dhe kompanisë Gener 2 që po zhvillon aty një resort turistik, është zhvendosur në Tiranë. Palët…

Plagosja me armë në Shkodër, sherri nisi për 1000 lekë

Janë zbardhur dëshmitë e dy personave të përfshirë në plagosjen që ndodhi mbrëmjen e së enjtes, më 5 mars, në Shkodër. Shtetasi Genc Hoxha, i cili mbeti…

Kurti: Shpërndarja e Kuvendit antikushtetuese. Ja pse nuk rikandiduam Vjosa Osmanin?

Prishtinë, 6 mars 2026 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se shumë shpejt do të bëhet e qartë skema që, sipas tij, qëndron pas vendimit të presidentes…

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti, ja sa do arrijnë temperaturat

Kjo fundjavë në Shqipëri pritet të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm dhe temperatura të buta pranverore. Ditën e shtunë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe…