17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Ushqimet që nuk duhen kombinuar – si ndikojnë në fryrje dhe kontrollin e peshës

Kombinimi i ushqimeve luan rol të rëndësishëm në mënyrën si funksionon sistemi tretës dhe në efikasitetin e metabolizmit. Jo gjithmonë problemi qëndron vetëm te sasia e kalorive,…

Sherr për pronën, 93-vjeçari pIagos të afërmin me k(a)IIash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës, ku një konflikt për pronësinë ka përfunduar me plagosjen e një 61-vjeçari. Sipas…

Horoskopi ditor, e diel 22 shkurt 2026

Dashi Hëna do të hyjë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar një ditë interesante. Në familje dikush do ju kërkojë diçka. Angazhimet profesionale do të ecin ngadalë,…

SI SOT/ Niku i Ndranghettas, oligarku mafioz i shëndetësisë rropi miliarda! Kur do flasë SPAK?

Më 21 shkurt 2021 JOQ denoncoi publikisht atë që e cilësoi si një skemë skandaloze tenderimesh në Shëndetësi, ku sipas të dhënave të publikuara, miliarda lekë nga…

Vr*sja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit

Gëzim Allçi, 31 vjeç, i shpallur më herët në kërkim, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Ai dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së…

Gazi lotsjellës te xhamia e Namazgjasë, KMSH: U dëmtuan besimtarët që po kryenin ritet fetare

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit pranë Xhamia e Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e…