17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Mbledhja e qeverisë, Rama bën ndryshime në kabinet, zbulohen detajet

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një ndryshim të rëndësishëm në radhët e kabinetit qeveritar, duke emëruar Anisa Rusetin në postin e zv.ministres së Brendshme. Ky vendim…

E bujshme! Veliaj përplaset me oficerët e burgjeve, ajo çfarë ka kërkuar do iu habise

Më datë 11 Mars, mediat raportuan se 61 mijë faqe materiale nga dosja i janë dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj në Burgun e Durrësit. Në fakt, e vërteta…

“U prehtë në paqe, dhimbje e thellë”- Humbi jetën në aksidentin e djeshëm në rrugën Korçë-Maliq, Burgu i Drenovës bën postimin prekës për efektivin Krenar Çekiçi!

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në rrugën Korçë-Maliq, ku humbi jetën tragjikisht në aksident efektivi i Policisë së Burgut, Krenar Çekiçi, sot (19 mars),…

“Ka kimi mes nesh por jam i martuar”/ Rogerti ngacmon Brikenën: Je dhia e egër që…

Teksa Brikena ndodhej te dhoma e grimit ditën e sotme, Rogerti ka shkuar pranë saj dhe e ka pyetur në lidhje me Mateon. Banorja iu drejtua duke…

Komuniteti Mysliman njofton besimtarët Myslimanë se si do falet namazi i Bajramit

Në perfundim te muajit te bekuar te Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqiperisë ka bërë një njoftim pa i takon namazit të Fitër Bajramit që është dhe kulmi…

Horoskopi ditor, e enjte 19 mars 2026

Dashi Do i shprehni hapur ndjenjat përkundrejt partnerit tuaj sot dhe gjerat do ecin ashtu si e kishit ëndërruar. Ne mbrëmje mund te merrni edhe ndonjë surprize….