17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

Horoskopi ditor, e martë 24 shkurt 2026

Dashi Do të ndiheni mjaft të tensionuar gjatë kësaj dite. Do të ndiheni të pakënaqur, por pavarësisht kësaj mundohuni që të qëndroni pozitiv. Demi Ju pret një…

Zhduket emigranti shqiptar, u akuzua se tentoi të përdh*nojë vajzën greke me aftësi të ku*fizuara. Dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

Vijojnë intensivisht kërkimet e autoriteteve greke për një 64-vjeçar me origjinë shqiptare që shikoni në foto, i akuzuar për një ngjarje të rëndë që ka tronditur zonën…

Çfarë konstatoi mjeku ligjor për dy vajzat që dyshohet se u suImuan nga shqiptari për të shuar epshet e tij

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e burrit që sulmoi dy vajza 25-vjeçare me aftësi të kufizuara në zonën e Kipselit, në Athinë….

Dëshmi tr*nditëse për të kaluarën e shqiptarit të dyshuar. Dalin akuza të reja ndërsa ai vijon të jetë në arrati

Zhvillime të reja dhe dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me 64-vjeçarin me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se shfrytëzoi mungesën disa minutëshe të nënës për…

‘Hiqe telefonin, mos filmo!’ Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, i shoqëruar nga investitorë italianë

VLORË – Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në qytetin bregdetar të Vlorë me helikopter, pas një vizite në Korçë. Pas uljes, kreu i qeverisë ka zgjedhur…

Krîsti nxjèrr sèkrètet ‘e errèta’ të Bîg Bròther: Tròndîtëse çfárë i páska kèrkuar Sèlîn

Çështja e krevatit në Big Brother VIP Albania 2 është bërë temë diskutimi prej dy muajsh. Kjo që nisi si sfidë nga Kristi Lamaj, ku bëri bashkë…