17 ditë pa asnjë gjurmë të Florjan Tabakut, familja në ankth: Kërkimet janë ndërprerë!

Kanë kaluar plot 17 ditë nga zhdukja e 26-vjeçarit Florjan Tabaku, por ende asnjë gjurmë e tij. I riu nga Tropoja, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është me aftësi të kufizuara, humbi kontaktet me familjen më 21 tetor, ndërsa ndodhej në zonën Qafë-Morinë–Gjakovë për të mbledhur gështenja.

Që prej asaj dite, familja e tij jeton në ankth, duke kërkuar çdo mundësi për ta gjetur. Kërkimet, të zhvilluara fillimisht në të dy anët e kufirit Shqipëri–Kosovë, janë ndërprerë prej ditësh, megjithëse ende nuk ka prova që Florjani të mos jetë në zonën malore.

“Në mal janë ndërprerë kërkimet, edhe pse nuk na kanë siguruar që nuk është në mal,” – tha vëllai i tij për JOQ Albania. “Kanë kërkuar në të dyja anët, por më shumë mundësi është në territorin e Kosovës. Vetëm rajonet e policisë janë të njoftuara, nëse e shohin të lajmërohet. Me sa dimë, nuk po bëjnë kërkime të tjera,” – shtoi ai me dhimbje.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët në të dyja anët e kufirit, që nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin +355 69 393 8983.

Florjani është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë dhe çdo ditë që kalon, shpresa e familjes për ta gjetur të gjallë po venitet, ndërsa ata luten që ai të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Related Posts

U nda nga jeta në rrethana tr*nditëse — e reja humb jetën nga dora e partnerit… çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje që po trondit opinionin?

Jennifer Robyn Bernard, e njohur për rolin e saj si Terry Brock në serialin e famshëm General Hospital, është ndarë nga jeta. Ajo ishte një figurë e…

B-2 Spirit, b*mbarduesit që SHBA përdori në suImin ndaj Iranit! Një projekt sekret amerikan

Shtetet e Bashkuara raportohet se kanë përdorur b*mbardues strategjikë B-2 Spirit gjatë sulmeve kundër Iranit, sipas analistëve që monitorojnë të dhënat e fluturimeve ushtarake. Informacioni u bë…

Horoskopi ditor, e hënë 2 mars 2026

Dashi Përpiquni të jeni më të tërhequr gjatë ditës së sotme. Nuk është koha e duhur për ë vepruar shumë sot. Në fakt është krejtësisht e kundërta….

Vajza e vogël që buzëqeshte mes stuhisë — beteja e Bonnie për jetën… por ajo që ndodhi më pas askush nuk e priste!

Vajza e vogël që buzëqeshte mes stuhisë — rrugëtimi i Bonnie Kur e takon për herë të parë Bonnie-n, është buzëqeshja e saj ajo që të çarmatos….

LAJM I FUNDIT/ Pranga për ish-drejtorin e njohur – detajet që po dalin në dritë po tr*nditin publikun… çfarë fshihet pas arrestimit?

Policia ka arrestuar ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Durrës, Elton Varaku. Varaku në ambientet e këtij institucioni dyshohet se ka shkatërruar objekte të ndryshme pune dhe…

E gjetën në pyll me shenja të tmerrshme dh*ne – misteri që tr*nditi… çfarë ndodhi vërtet atë natë në bregdet?

Një grua e re u gjet pa shenja j*te në rrethana alarmante në një zonë të pyllëzuar të komunës Puerto Cortés, në departamentin Cortés, në veri të…