TIRANË- Komisioni Parlamentar i shëndetësisë ka diskutuar dhe miratuar nismën e deputetëve Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj, që synon mbrojtjen e të miturve nga krijimi i varësisë ndaj duhanit dhe cigareve elektronike. Gjithashtu shitja e produkteve të duhanit dhe cigareve elektronike do të jetë e ndaluar për të gjithë personat nën moshën 18 vjeç. Sakaq nryshimet ligjore të propozuara kanë si qëllim ndalimin dhe reklamimin e tyre direkt dhe indirekt si dhe tregtimin e tyre me ofertë.
Braçe ka theksuar se me synim zbatimin e kësaj nisme, përgjegjës për këtë duhet të jenë kompanitë e mëdha të distribucionit të këtyre produkteve si dhe supermarketet e mëdha. Ndërkohë nga ana tjetër theksoi se edhe këto produkte duhet të përfshihen në taksim.
“Duhet te ngarkojmë me përgjegjësi kompanitë e mëdha të distribucionit , ata duhet të ngarkohen me përgjegjësi se ku shitet, supermarketet e mëdha të mbajnë përgjegjësi, sot nuk ka asnjë tabel nëpër supermarkete”, tha Braçe