Më herët JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetari i cili ishte mashtruar në plazh për blerjen e një varëseje që nuk ishte flori ashtu siç ia reklamuan.
Duke marrë shkas nga ky denoncim, një shqiptar nga Kosova i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar të njëjtin mashtrim.
Ai thotë se para 10 ditësh një djalë në plazhin e Shëngjinit i ka shitur një varëse, me pretekstin se ishte në hall dhe kishte nevojë për para për fëmijët, duke i siguruar se ishte flori.
Por pasi e ka blerë, shqiptari ka shkuar në argjendari për ta shitur dhe aty i është thënë se është thjesht hekur e jo flori.
Shqiptari ka bërë menjëherë denoncim në policinë e Shëngjinit, pasi ka patur edhe foton e djalit që ia shiti varësen, por policia ende s’i ka njoftuar për arrestimin. Ai thotë se kanë kaluar 10 ditë dhe policia nuk ēshtë bërë e gjallë për arrestimin e këtij personi i cili vijon të mashtrojë pushues të tjerë në plazh.
Madje para se të bënte denoncim në polici, shqiptari ka takuar djalin që i shiti varësen dhe i ka kërkuar paratë mbrapsht. Por “shitësi” nuk ia ka kthyer paratë, por i ka dhënë një tjetër varëse hekuri si garanci.
Denoncimi i shqiptarit;
Pershendetje Joq deshta me shtu edhe un rreth ktij postimi para 10 dite jemi te kosoves i njejti rast na ka ndodh dhe neve me tnjejtat fjal qe ka than personi. Ishim ne pushime ne Shengjin me familje Personi ne foto erdh edhe te na veq qe nuk qajti duke nau lutur qe ta blejm per qe kishte hall me femijet edhe te bante mat vertet qe osht ari se Te thoshe hajde shkojm ne argjendari bashk pysim nese sbeson. Me ato fjal na bindi qe osht. Fajtor ishim ne qe besum. Kur pytem ne argjendari tha esht hekur. Edhe ne e kishim fotografin e djalit vendosem me denoncu ne polici policia e shengjinit na tha shum mir keni bo qe e keni lajmru Dhe fotografin e ktij djalit policia tha qe e kan shpernda ne te gjith patrollat e policis me dal nkerkim me kam per pak dit kryhet ju telefonojm jese e gjejm kan kalu ma shum se 10 dit prej se i kemi kry pushime edhr hala ska telefonu kerkush nderkoh quni tu shetit i lir neper plazhe dhe duke bo budall njerzit me kto mashtrime qe skan frik fare dhe ne parat e fundit qe kishim me veti ne diten e fundit ja dham kti idioti mduket se policia osht tu shiju plazhin ska koh per me i kap kta ,
Historiia vazhdon para se te iknim ne ne polici pasi e kuptuam qe esht fallc e kapem mashtrusin perseri dhe i tham na kthe leket se na ke shit zingjir fallc . Na tha kush jeni ju spo ju njof I tham na njef se kemi foton tende te Kemi ber video pastaj tha qka doni ne i tham Na Kthe parat. Ai tha parat si kam sepse ja dergova shefit qe punoj per te po tha ja merre edhe nje zingjir tjeter si garanci kur ti kthej parat e marr zingjirin na mashtroj 2 her
Dhe na dha ket zingjir qe ja kishte shitur edhe klientit tjeter. Kto fotografi jan te bome ne stacionin policor te shenginiz. Dhe me vjen mir qe dikush ka ber thirrje per ket Idiot qe tkapet dhe mos tmashtroj njerzit