Fatmiri mirë që s’i ka kthyer 500€ pronarit të hotelit për 8 netë qëndrim por i vjedh edhe biçikletën!
”Gjallë a vdek do vij të t’i sjell”,-i thotë ai pronarit në një komunikim të fundit mes tyre.
Një video e mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ tregon një pushues i cili u largua nga një hotel pa paguar për 8 net akomodim e ushqim, e në dalje i vodhi edhe biçikletën pronarit.
Personi në fjalë, i identifikuar si Fatmir Çeka, u zbulua në pamjet e siguruara nga kamera e sigurisë e hotelit. Videoja tregon momentin kur Çeka grabit bicikletën dhe largohet nga hoteli pa dhënë pagesën për qëndrimin e tij.
DENONCIMI
”Pershendetje,
Bashkengjitur po ju nis nje video te nje mashtruesi dhe hajduti njekohesisht. Personi ne fjale quhet Fatmir Çeka, i cili eshte paraqitur prane Hotelit tim duke qendrur 8 net dhe ne nje moment te caktuar ka vjedhur bicikleten e Hotelit duke u larguar pa paguar akomodimin dhe ushqimin.
Do ju lutesha ta shperndani videon ne menyre qe mos ta pesojne edhe biznese te tjera!
Faleminderit!”