Perlë! Lopët zëvendësojnë doganierët në Pikën Kufitare të Qafë Morinës

Sot, në pikën kufitare të Morinës qytetarët janë përballur me një pamje të pazakontë… vendin e doganierëve e kishin zënë lopët.

Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta nga shqiptarët, të cilët kanë ironizuar situatën dhe kanë vënë në dyshim efektivitetin e marrëveshjeve mes dy qeverive.

Një qytetar i shqetësuar ka dërguar një video për JOQ, duke shprehur indinjatën e tij: “Përshëndetje JOQ! Sot në pikën kufitare të Morinës mes Gjakovës dhe Tropojës vendin e doganierëve e kanë zënë lopët. Përgëzime për marrëveshjet e realizuara mes dy qeverive. Faleminderit nëse e postoni!”

Ky incident ka ngritur pyetje serioze mbi menaxhimin e pikës kufitare dhe zbatimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërsa autoritetet ende nuk kanë reaguar zyrtarisht, qytetarët kërkojnë përmirësime dhe zgjidhje të menjëhershme për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla.

Video

https://www.instagram.com/p/C9emfvlgGyE/