Erzen Breçani, ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, i cili u arrestua pak muaj më parë është liruar nga qelia.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka zëvendësuar masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie.”
Më herë Breçani kishte kërkuar lirimin nga burgu pasi vuante nga klaustrofobia, frika nga vendet e mbyllura, dhe kishte përfunduar në spital disa herë.
Breçani u arrestua më 21 nëntor 2023 e kaluar me akuzat e pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit.
Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal më 21 nëntor. Grupi akuzohet se është përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës ishin edhe zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.