Një 54-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Heraklion, Greqi.
Sipas mediave greke, trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur nën muret veneciane në Kommeno Beden.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës, por sot është gjetur trupi i shqiptarit. Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes por ka dyshime se rënia e tij ka ardhur si pasojë e një aksidenti.