Xhovana Nikolli ishte shenjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan, që rezultoi në plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm.
Nikolli, se bashku me nënën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan.
Dyshohet se incidenti ka ndodhur, pasi Xhovana Nikolli publikoi nje video diten e djeshme.
Nikolli në video përmend Nuredin Dumanin dhe i bente thirrje që ta ‘mbante’ dashnoren e tij, duke thenë se kishte probleme serioze me të.
Por kush është Xhovana?
Xhovana është e dashura e Amarildo Nikollit, shumë e njohur në rrjetet sociale dhe shpesh ka tërhequr vëmendjen per jetën e saj luksoze.
Ndërsa i dashuri i sa Amarildo Nikolli (Xhanej) përpara autoriteteve ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër si dhe ka përmendur emra të njohur të botës së krimit që i janë futur këtij aktiviteti kur ai ndoshta ka qenë vetëm 10 vjeç.
Nga deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u pjesë e kronikave në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë.
‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.
Por për ‘kokën’ e kujt ishte nisur Nikolli?
Dyshimet janë për Inez Hajrullën, i cili qëndron jeton pranë kompleksit Oslo, një zonë që dikur njihte për zot Edison Harizajn, ‘faqedjegurin’. Dhe personi që ka gjasa të qëndrojë pas këtij urdhri është Sokol Sinomataj, ‘buzëderri’, një prej emrave të vjetër të botës së krimit në Vlorë, anëtar i bandës së Gazmir Brakës, i njohur si ‘Gaxhai’.
Fakti që këtë fillim viti, iu ekzekutua djali me snajper teksa tymoste një cigare në ballkon, e përforcon më shumë këtë histori.
Siç duket, zërat që dikush ka mbërritur në Vlorë për ta eliminuar, kanë përfunduar dhe në veshët e Hajrullës, i cili dhe pse i dëmtuar në të dyja këmbët, vijon të jetë mjaft aktiv në qytetin bregdetar.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes Xhovanës dhe Nuredin Dumanit, të cilin ajo e ka permendur në video një ditë para atentatit me eksploziv.
Çfarë ndodhi në Elbasan:
Ngjarja e rëndë është shënuar këtë të dielë në lagjen “Haxhias” të këtij qyteti, ku në korridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi një 59 vjeçari, ka shpërthyer një sasi tritoli.
Në apartamentin ku jetonin me qira dy vajza, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen ishte fakti se nga ky shpërthim është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij 26-vjeçari Enea Themollari i cili banonte në hyrjen përballë.
Me lot në sy babai i të riut Artur Thomaraj tregon se në momentin e shpërthimit i biri ishte ngritur për të shkuar në tualet teksa nga forca e shpërthimit dera i ka rënë në kokë. ‘Në hyrjen përballë jeton një grua me vajzën e saj 9 vjeçe. Djalit i ra dera në kokë teksa po shkonte në tualet, dua të gjenden autorët. Gruan që jetonte përballë me qira i flisnim si fqinje, nuk e njohim!’, tha Artur Thomaraj babai i të plagosurit. Ndërkaq edhe fqinjët e tjerë flasin me shqetësim për shpërthimin e ndodhur në pallat, ku shprehen të tronditur për ngjarjen e ndodhur. ‘Shpërthimi na tronditi të gjithëve!’, tha një fqinje. Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, me synim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.