EKSKLUZIVE/ Turisti hungarez i gjakosur: Më rrahën rojet e Orange Club në Sarandë!

Një grup turistësh nga Hungaria kanë ngritur akuza serioze kundër rojeve të sigurisë së Orange Club në Sarandë. Në një mesazh drejtuar JOQ, turistët përshkruajnë një përvojë tronditëse dhe të dhunshme që kanë përjetuar gjatë vizitës në këtë klub.

Sipas pretendimeve të tyre, incidenti ndodhi pasi një grup vajzash i panë keq dhe thanë diçka për ta tek rojet e sigurisë. Pas kësaj, shpjegon turisti i gjakosur, rojet e sigurisë ndërhynë, duke i shtyrë dhe rrahur. “Ky është një turp për këtë klub dhe për Shqipërinë gjithashtu. Nuk do të vijmë më në Shqipëri,”-deklaruan turistët hungarezë.

Ata po ashtu thanë se kishin ndenjur vetëm 10 minuta brenda klubit, për shkak të mbipopullimit, dhe dëshironin të dilnin jashtë. “Incidenti ndodhi kur thjesht donim të dilnim nga ai vend,”-theksuan ata.

Turistët u shprehën të zhgënjyer dhe të tronditur nga kjo ngjarje, duke bërë thirrje për veprime të menjëhershme dhe hetime nga autoritetet përkatëse.

Turisti shkruan ekskluzivisht për JOQ:

SHQIP

“Përshëndetje Joq Albania. Ne jemi turistë nga Hungaria dhe kjo është ajo që rojet e sigurisë së Orange Club në Sarandë na bënë. Ky është turp për këtë klub dhe për Shqipërinë gjithashtu. Nuk do të vijmë më në Shqipëri. Një grup vajzash na panë keq mua dhe miqtë e mi dhe i thanë diçka për ne rojeve të sigurimit, sepse ata erdhen e më nxorrën jashtë dhe më rrahën. Ne ndenjëm vetëm 10 minuta brenda sepse kishte shumë njerëz brenda dhe donim të dilnim. Incidenti ndodhi kur thjesht donim të dilnim nga ai vend.”

ANGLISHT

“Hi Joq Albánia. We are turists from Hungary and this is what bodyguards of orange Club in saranda did tó us. This is a shame for this club and Albánia alsó. We will not come anymore in Albánia. A group of girls looked at me and my friends badly and they said something about us to the security guard, because the next moment they pushed me out and beat me. We only spent 10 minutes inside because there was to much people inside and we wanted to get out. The incident happened when we only wanted to get out from that place“