Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetën duke u mbytur në liqenin e fshatit Grevë të Dibrës.
“Në liqenin e fshatit Grevë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi E.F., 50 vjeç, banues në fshatin Grevë”, sqaron policia.
Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune. Sakaq, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethaneve të këtij rasti.