Përmbushi profecinë, zhduket bualli i rrallë i bardhë, që lindi pas 2000 vjetësh. Reagon parku: I ngordhur apo i gjallë, mesazhi është transmetuar nga qiejt

Zyrtarët e Yellowstone bënë me dije se bualli i rrallë i bardhë nuk është parë më që kur lindi më 4 qershor. Kafsha e cila përmbushi një profeci vendase amerikane që parashikon kohë më të mira, ishte e para në historinë e parkut dhe ishte një ngjarje historike për rimëkëmbjen e specieve të tij.

Por tani, nuk dihet nëse bualli i quajtur Wakan Gli (Kthimi i shenjtë në Lakota) është ende gjallë. Deklarata e parkut vuri në dukje se si çdo pranverë, rreth një në pesë buallë vdesin menjëherë pas lindjes për shkak të rreziqeve natyrore.

Lindja e një bualli të bardhë është një dukuri jashtëzakonisht e rrallë me një herë në çdo 1 milion lindje. Zyrtarët e parkut konfirmuan lindjen e buallit të bardhë pasi morën fotografi dhe raporte nga vizitorë të shumtë të parkut, vëzhgues profesionistë të jetës së egër, udhërrëfyes komercial dhe studiues.

“Dhe një ditë, kur kohët të jenë përsëri të vështira, do kthehem dhe do të qëndroj mbi tokë si një buall i bardhë, me hundë të zezë, sy të zinj dhe thundra të zeza”, thotë legjenda.

Udhëheqësit vendas amerikanë në fillim të kësaj jave mbajtën një ceremoni për të nderuar lindjen e shenjtë të kafshës. Anëtarët e Lakota paralajmërojnë se profecia e lidhur me lindjen e buallit të bardhë është gjithashtu një sinjal se duhet bërë më shumë për të mbrojtur tokën dhe kafshët e saj.

“Pavarësisht nëse është i vdekur apo i gjallë, mesazhi është transmetuar nga qiejt dhe kohët janë të ndryshme tani. Ne duhet të bëjmë ndryshime për të ardhmen”, tha njëri prej anëtarëve.