Skandal në spital/ Infermierja luan lojëra në kompjuter, të sëmurët e presin në radhë (VIDEO)

Nuk reshtin denoncimet nga sistemi shëndetësor.

Pas zbërthimit të skemës skandaloze të zhvatjes tek Spitali Onkologjik, ku mjekët për t’iu ofruar shërbim pacientëve me kancer i drejtonin ata nga privati, një tjetër skandal ka ndodhur për bluzat e bardha të vendit tonë.

Kësaj here në qytetin e Durrësit. Qytetarët kanë filmuar në Spitalin e qytetit bregdetar se si një infermiere luan në kompjuter gjatë orarit të punës.

Teksa dhjetëra pacientë prisnin që të merrnin shërbim, infermierja si duket më me prioritet kishte lojën “bubble shots” se sa t’i qëndronte mbi kokë të sëmurëve.

Kjo video skandaloze është publikuar nga JOQ.

Video