Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, Arbana Osmani nuk bën dot pa këto dy gjëra të rëndësishme

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani është tashmë në fund të pritjes së saj të ëmbël

Arbana ka ndarë me ndjekësit nepsin e saj të fundit të shtatzënisë dhe bëhet fjalë për akulloren me çokollatë.

Në një video të publikuar në Instastory, Arbana shihet e ulur në një tavolinë, ndërsa partneri i saj po punon.

“Akullore dhe punë këto ditë”– shkruan Arbana krahas videos.

Në media ka pasur aludime se Arbana është në pritje të një vajzë, dhe këtë gjë e konfirmoi edhe djali i moderatores, Joni.