I FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, dy të rinj me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen në dalje të Rubikut.

Panorama.al mëson se një automjet tip “Volswagen” ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me barrierën mbrojtëse duke përfunduar jashtë rruge.

Burime bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj nga Tropoja.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të saj.