“Edhe ti je k**vë”/ I dërguan mesazhin që nuk e imagjinonte, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ e bën publik dhe shpërthen e revoltuar(FOTO)

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Mikela Pupa, ka reaguar së fundmi në lidhje me një video që u bë virale shumë në rrjet.

Ajo ka publikuar në “Instastory” disa pamje që janë filmuar në një nga klubet e vendit. Aty shfaqet një vajzë në praninë e dy djemve, të cilët i qëndronin afër.

Mediat dhe faqet në rrjetet sociale, dhe personazhet që reaguan pretenduan se vajza në fjalë është droguar dhe shfrytëzuar nga dy të rinjtë që ka pranë.

Me këtë mendim ishte edhe Mikela, e cila krahas videos shkruan: “Më vjen turp që i përkas këtij vendi. Këto vajza rreth e rrotull si nuk e vuri njeri veten në vendin e kësaj vajze dhe ta shoqërojë në shtëpi. Një vend i vogël dhe i ndyrë ku në vend që të ndihmojmë jemi të parët të shajmë e të gjykojmë. Kthyet një vajzë të të dehur në k*rvë brenda natës”.

Duket se ky reagim i ashpër i ish-konkurrentes së programit të dashurisë nuk është pritur mirë nga disa ndjekës të saj. Madje njëra ka vendosur që t’i shkruaj në privat.

Mikela e ka postuar në “Instastory” mesazhin në fjalë, ku shihet se ndjekësja e ka ofenduar.

“Po edhe ti k*rvë si kjo je. Mirë iua bëjnë juve që dilmi pini aty. Më keq iua kisha bërë. S’ka pasur faj Erioni që të ka lënë. Se ju dreqin e keni brenda. Po më vjen turp që jam femër edhe ka femra si ti që mbështet këtë k*rvë. Së pari kjo nuk është e pirë fare, shoqëria e saj janë afër saj duke qeshur. Kjo është kështu si ti. Secili mbështet llojin e vet. Se ndoshta ty mundet të ta bëjnë nesër se ti vetëm klubeve rri”- thuhet në mesazhet e publikuara, krahas së cilëve Mikela shkruan: “Mirë identitet që s’ke por s’ke as personalitet. Mjerë ne që juve ju mban Toka.”