Burri tenton të vrasë në gjumë gruan, e godet me gërshërë në fyt dhe gjoks

Ai e goditi gruan e tij me gërshërë ndërsa ajo ishte duke pushuar në shtrat.

Bëhet fjalë për një 74-vjeçar nga Caivano (Napoli), i arrestuar nga karabinierët, me urdhër të prokurorit të Napolit të Veriut, për vrasje të mbetur në tentativë sipas medieve italiane.

Ndërkohë gruaja 71-vjeç ndodhet e shtruar në spitalin Frattamaggiore, por jashtë rrezikut për jetën.

Ushtria është ende duke hetuar shkaqet e ngjarjs. Duket se i moshuari ka përfituar nga fakti që gruaja e tij ishte duke fjetur për ta goditur me gërshërë në fyt dhe gjoks.

Gruaja e përgjakur ka bërtitur ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë thirrur karabinierët dhe pak më pas kanë mbërritur familjarët, të cilët kanë shpëtuar 71-vjeçaren.

Më pas gruaja iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe u shtrua me një prognozë të rezervuar.