Rama i nxori nga “dera”/ Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko u futën nga “dritarja” në Parlament

Në listën e kandidatëve të PS-së në Tiranë në zgjedhjet e 25 Prillt ra në sy fakti që kryeministri Rama tentoi të largonte disa nga deputetët “veteranë” të grupit parlamentar.

Nisur edhe nga kalkulimet që kjo forcë politike mund të merrte në qarkun më të madh në vend, Rama jo pa qëllim vendosi Pandeli Majkon të 19-tin, Mimi Kodhelit të 21-tën dhe Fatmir Xhafajn të 23-tin.

Por në zgjedhjet e vitit të kaluar, për herë të parë, lista e kandidatëve ishte pjesërisht e hapur, çka i jepte mundësi deputetëve jofitues që nëse merrnin numër të madh votash të kapërcenin pragun.

I pari që hyri nga “dritarja” ishte Fatmir Xhafaj i cili grumbulloi në të gjithë qarkun plot 16738.

Pas zgjedhjeve doktoreshë Najada Como, një prej figurave kryesore të fushatës së PS-
së, për shkak të peshës që mbajti gjatë pandemisë, e la mandatin, duke preferuar punën në spital.

Vendin e saj e zuri një tjetër “veterane” e PS-së, ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ishte renditur gjithashtu nën listën fituese.
Ndërkohë që rasti i tretë duket se do të jetë ai me Pandeli Majkon. Ai u rendit vetëm një vend poshtë listës fituese, çka bëri që këtë një vit ti mungojë Parlamentit.
Por me lënien e mandatit nga Alqi Bllako, Majko rikthehet kështu në karrigen e tij në Kuvend për tre vitet e ardhshme.