Policia arreston ne banesë të riun qe po rrihte babain

Një burrë në Korçë, iu ankua policisë se djali po e rrihte dhe në ndihmë i erdhën fqinjët që njoftuan sallën operative lokale.

Policia arrestoi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, P. Th., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi akuzohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, V. Th.

Arsyet e dhunës nuk bëhen të ditura.

Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë pasi kanë dëgjuar zhurmat brenda në banesë.

I moshuari është pajisur me urdhër mbrojtjeje që kufizon të birin që ta keqtrajtojnë sërish.