Merret peng i riu në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 34-vjeçar është marrë peng nga dy persona.

Sipas njoftimit të policisë shtetasit E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç kanë marrë me forcë në mjetin e tyre 34-vjeçarin A.S.

Nuk dihen shkaqet e kësa ngjarjeje ndërsa policia ka arrestuar tashmë dy autorët.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç.