Importuesi i vajit thotë se nuk do ulet çmimi: Nuk ka mbjellje të lulediellit, në Greqi dhe Itali 1 litër kushton 4.5 euro

Një prej importuesve të vajit, në takimin me kreun e qeverisë Edi Rama, është shprehur se çmimi i rritur në treg, reflekton konfliktin që ka ndodhur në Ukrainë dhe Rusi, ku këto dy shtete prodhojnë 80% të sasisë të të gjithë vajit të lulediellit.

Biznesmeni shqoptar tha se garancia sovrane e ofruar nga qeveria është shumë e vlefshme për ta, për shkak se iu duhet që të krijojnë në kohë sa më të shpejtë rezerva të produkteve të tyre.

“Sa i takon vajit, të gjithë jemi në dijeni se dy vdenet që janë në konflikt mbulojnë 80% të nevojave të tregut. Nuk po themi që e gjithë erzerva e vajit do të shkatërrohet, por dihet që mbjellja e lulediellit bëhet në Mars, kjo gjë në Ukrainë nuk po ndodh, është një problematike që do të vijojë, çmimi nuk referohet nga ambalazhuesit shqiptar.

Garancia sovrane është tejet e rëndësishme, sidomos për ne, që duhet të kemi rezerva shumë të mëdha, duhet të veprojmë sa më shpejt, dhe duhet të mendojmë në afatgjatë. Gruri është mbjellë, ndërkohë që luledielli nuk do të ketë të korra në muajin Tetor.

Diskutohet përsëri sikur në vendet e rajonit është shumë i lirë, në Greqi, Itali vaji i lulediellit po shitet 4.5 euro, në Gjermani po shitet vetëm një litër për frymë”, tha importuesi.