
Pas gjetjes në Lanë të një personi të vdekur, një tjetër rast në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas, Pogradec.
Në një kanal, është gjetur trupi i pajetë i Fatos Makellari 50 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së tij.