Bashkëjetonte me një vajzë të huaj, zbardhen detajet nga jeta private e Nuredin Dumanit

Detaje të reja janë bërë publike për Nuredin Dumanin, të shumëkërkuarin nga drejtësia shqiptare, i cili ra në pranga mbrëmjen e djeshme.

Advertisements

Gazetarja Dorjana Bezat bën të ditur se Dumani jetonte në një banesë me qira në lagjen ‘Apollonia’ në Fier, bashkë me një vajzë që nuk ishte nga Shqipëria.

Dumani besohet se ka lidhje me ngjarjen që ndodhi rreth orëve të pasdites, ku në Elbasan, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat, ku thuhet se ka ngelur edhe i plagosur.

Brenda mjetit u gjet gjithashtu 1.5 litra benzinë dhe një karikator i mbushur. Paraprakisht për këtë rast dyshohet se do të zhvillohej një krim, ndërsa është parandaluar pak para se të ndodhte. Vlen të përmendet se Dumani është një emër i njohur i drejtësisë.

Ai dyshohet për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, si dhe katër të rinjve në Durrës. Këto ngjarje kanë ndodhur në vitin 2020.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.