Kapsllëku dhe fryrja e barkut, metoda natyrale se si të shpëtoni nga ky siklet

Keqfunksionimi i aparatit tretës, mund të çojë në një sërë problemesh dhe ai më i zakonshmi është kapsllëku.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Diabetit, sëmundjeve të veshkave dhe aparatit tretës (National Institute of Diabetes, Digestive and Kidney Diseases) rreth 42 milionë amerikanë vuajnë çdo vit nga ky shqetësim.

Një dietë e pashëndetshme dhe e varfër në fibra përkeqëson problemet me tretjen, ndaj Living ju propozon një trajtim 100% natyral që do t’ju vijë në ndihmë.

Përbërësit: 1 filxhan kafeje me lëng limoni të freskët, 2 lugë gjelle mjaltë organik, 2 lugë gjelle xhinxher i grirë në rende dhe 3 gota ujë.

Hidhni ujin në një enë dhe vendoseni në zjarr të vlojë. Largojeni më pas nga zjarri dhe hidheni në një kanë, ku do të shtoni më pas mjaltin dhe përziejini. Më pas hidhni lëngun e limonit dhe xhinxherin. Përziejini të gjithë përbërësit mirë.

Përdoreni këtë pije 3 herë në ditë: në mëngjes me stomakun bosh, në mesditë para vaktit të ngrënies dhe sërish në mesditë pasi ka kaluar pak nga koha që keni marrë dozën e dytë. Ndiqni këtë trajtim 4 javë rresht dhe do të habiteni me rezultatet.